Aktualitet13 Gusht 2023, 15:29

Merr flakë në ecje makina në autostradën Vlorë-Fier

Shkruar nga Pamfleti

Merr flakë në ecje makina në autostradën Vlorë-Fier

Një automjet ka shpërthyer në flakë mesditën e kësaj të diele në autostradën Vlorë-Fier. Mjeti tip ‘Range Rover’ ka marrë flakë në mes të rrugës duke bllokuar makinat e tjera në autostradë.

Mësohet se nuk ka persona të lënduar,  ndërsa mësohet se automjeti është djegur plotësisht. 

Ende nuk dihen arsyet e këtij shpërthimi, nëse ka qenë i qëllimshëm apo kemi të bëjmë me një defekt teknik.

 

flake makina vlore-fier