
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar hetimet për aferën CEZ-DIA. Ajo tha se SPAK ka marrë kohën e nevojshme për këtë hetim ndërsa u shpreh se momenti kur pushtetarët merret në pyetje do të thotë që hetimi është drejt fundit.
“SPAK ka marrë kohën e nevojshme. Çdo hetim që zgjat në kohë ka problematikat e veta. Ajo që di të them është kjo është histori e pastër korrupsioni.
Se kush nga politikanët është i përfshirë këtë mbetet për ta parë nga ajo që do të prodhojë hetimi. Kur prokuroria merr në pyetje pushtetarët presupozohet që hetimi është drejt fundit. Kjo nuk është një çështje që nisi sot. Ka nisur në vitin 2007. Jemi në vitin 2023. Rrezikon parashtrimi”, deklaroi Lala në “Panorama Tv”.