Klodiana Lala

1 Shtator 2018, 11:4011:40Aktualitet
Breshëri plumbash ndaj banesës, reagon e tronditur gazetarja Klodiana Lala - Aktualitet
Aktualitet30 Gusht 2018, 14:45

Breshëri plumbash ndaj banesës, reagon e tronditur gazetarja Klodiana Lala

Shkruar nga Pamfleti
Breshëri plumbash ndaj banesës, reagon e tronditur gazetarja Klodiana

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas sulmit me kallashnikov ndaj shtëpisë së prindërve të saj. Mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00-04:00 të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të banesës. Plumbat kanë prekur muret e banesës, si edhe kasën e derës së jashtme të saj, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja. E tronditur nga ngjarja Lala thotë se gjithçka është një sinjalizim për të, për shkak të profesionit.

“Të dashur miq! 

Po ju flas në emrin tim dhe të familjarëve të mi. Jemi mirë, asnjëri prej nesh nuk është lënduar. Megjithatë, jemi të tronditur nga ngjarja. Duke i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, ju siguroj se unë dhe familjarët e mi, nuk kemi asnjë konflikt personal. Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës time si gazetare. Këtë profesion e kam ushtruar me ndershmëri e profesionalizëm ndër vite, e do vazhdoj ta ushtroj këtë detyrë me të njëjtin përkushtim, pavarësisht gjithckaje. 

Falenderim Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit që u angazhuan maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes. Ju jam mirënjohës secilit prej Jush që mu gjend pranë në këto momente të vështira

Te dashur miq! 
Po ju flas në emrin tim dhe të familjarëve të mi. Jemi mirë, asnjëri prej nesh nuk është lënduar. Megjithatë, jemi të tronditur nga ngjarja. Duke i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, ju siguroj se unë dhe familjarët e mi, nuk kemi asnjë konflikt personal. Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës time si gazetare. Këtë profesion e kam ushtruar me ndershmëri e profesionalizëm ndër vite, e do vazhdoj ta ushtroj këtë detyrë me të njëjtin përkushtim, pavarësisht gjithckaje. 

Falenderim Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit që u angazhuan maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes.
Ju jam mirënjohës secilit prej Jush që mu gjend pranë në këto momente të vështira

ps.ndjese qe skam mundur ti pergjigjem gjithsecilit prej Jush!”, shkruhet në reagimin e gazetares.

Aktualitet Breshëri plumbash ndaj banesës reagon e tronditur gazetarja Klodiana Lala