
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët që kanë përfituar dhe do të përfitojnë vizë amerikane.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Ambasada e SHBA-së ka rikujtuar se duhet të respektohen afatet e përcaktuar në vizë. Në rast të shkeljes së këtyre afateve, ambasada thekson se personat përgjegjës do të dëbohen nga SHBA-ja dhe do t’iu hiqet e drejta për të studiuar, udhëtuar dhe marrë një vizë tjetër për në Amerikë.
It is your responsibility to use your visa correctly. Respect the terms of your U.S. visa and your authorized period of stay in the United States. Overstaying may permanently affect your ability to travel, study, or work in the United States.#securingusborders pic.twitter.com/u0dNPQa6wK
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) August 2, 2025
“Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte. Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën tuaj të autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Mbikalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë në aftësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.
Lini një Përgjigje