TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Gusht 2025, 07:27

Mot merr kthesë, mesdita sjell reshje lokale për këto zona ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti
Mot merr kthesë, mesdita sjell reshje lokale për këto zona
Parashikimi i motit, 15 Gusht 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në relievet malore. Në mesditë deri pasdite vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët lokalisht në jugperëndim dhe qendër të vendit, po ashtu në verilindje në relievet në male.

Era me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.

Deti – Valëzimi 1-2 ballë.

Mot merr kthesë, mesdita sjell reshje lokale për këto zona

 

parashikimi i motit

Lini një Përgjigje