TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2025, 14:24

“Ça prisni, të vijë hasmi t’ju shpëtojë?”, Rama kapet me komentuesit: Edhe shtetet e mëdha kanë të njëjtin hall

Shkruar nga Pamfleti
“Ça prisni, të vijë hasmi t’ju
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe pyetjeve të qytetarëve gjatë komunikimit live, ku komentoi situatën alarmante të zjarreve më të cilin po përballet vendi ynë.

"Ça dmth ky shtet pa emergjenca, ti Gzim Shqipërisë i merr të keqen si të gjithë që po flasin me këtë farë feje. Ça prisni të vijë hasmi t’ju shpëtojë, si ka mundësi që këto shtetet e mëdha kanë të njëjtin hall, përgjigja është shumë e thjeshtë. Bilanci është më i madh negativ se vitin e kaluar si për Greqinë, si për ne, është në pasqyrën e statistikave të sistemit evropian të informimit për zjarret. Patjetër ligji duhet të jetë, është i fortë që tani për ata që vënë zjarret, gjykatësit s’janë të gjithë në krye të detyrës, një gjë është pak por e sigurt, qentë le të lehin karvani le të shkojë përpara.", tha Rama.

Pak më parë kryeministri Edi Rama ka dalë një një video-live ku ka folur lidhur me situatën e zjarreve në vend dhe dëmet e pësuara deri më tani.

Rama tha se rreth 40 familje e kanë humbur plotësisht shtëpitë e tyre nga zjarret dhe ai premtoi t’u qëndrojë atyre pranë, derisa të rikthehen në banesa të reja. Kryeministri theksoi se ka nisur puna për inventarizimin e plotë të dëmeve, duke iu premtuar qytetarëve të prekur se do të kompensohen.

 

rama kapet me komentuesit zjarret

Lini një Përgjigje