Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur mbrëmjen e sotme se aksi në Qafë Thore mbetet i hapur për qarkullim, ndërsa situata po ndiqet nga afër për shkak të rrezikut të mundshëm nga ortekët.
Sipas njoftimit zyrtar, në zonë po vijon puna për pastrimin e borës që po bie, paralelisht me monitorimin e vazhdueshëm të kushteve në terren.
Reshjet nuk janë ndërprerë dhe, në rast se intensiteti i tyre rritet gjatë natës, autoritetet vlerësojnë se mund të krijohen kushte për riaktivizim të ortekëve.
Drejtuesit e mjeteve që kanë nevojë të kalojnë në këtë segment këshillohen të kryejnë lëvizjen në këto orë, për të shmangur qarkullimin gjatë natës vonë.
Autoriteti Rrugor konfirmon se kontraktori i mirëmbajtjes ndodhet në terren me mjete dhe punonjës në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo situatë që mund të krijohet.
Situata në Qafë Thore mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm, ndërsa autoritetet u kërkojnë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.
Lini një Përgjigje