Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e tregtimit të naftës dhe benzinës në vend.
Teksa në bursa çmimi i naftës për fuçi ka rënë nën 100 dollarë, Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vijuar me rritjen e çmimit të karburanteve.
Në vendimin e marrë sot, nafta rritet me 3 lekë dhe nga sot në 16:00 do të shitet me 210 lekë litri. Benzina rritet me 2 lekë dhe do të shitet me 176 lekë/litri.
Në të njëjtin vendim përcaktohet se çmimi me shumicë për gazoilin nuk duhet të kalojë 198 lekë/litër, ndërsa për benzinën 164 lekë/litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi që nga ora 16:00 e ditës së sotme dhe do të mbeten të pandryshuara deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku pritet të reflektohen zhvillimet e radhës në treg.
Ndërkohë, çmimet e naftës në bursa kanë shënuar rënie, ndërsa po rriten pritshmëritë për arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, në kuadër të një faze të re bisedimesh që pritet të zhvillohet në Pakistan.
Megjithatë, situata vijon të mbetet e paqartë, pasi Ngushtica e Hormuzit vazhdon të jetë e bllokuar, duke mbajtur tregjet ndërkombëtare nën presion.
Në zhvillimet e fundit të tregut, nafta Brent regjistroi një rritje prej 4.7% gjatë së enjtes, duke iu afruar nivelit të 98 dollarëve për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate u tregtua pranë 94 dollarëve për fuçi.
Njoftimi i Bordit:
Bordi i Transparencës në datë 17 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
Cmimet aktuale te naftes ne 2 bursat kryesore jane aktualisht si me poshte: WTI Crude 85 USD/barril, ose nje ulje prej 10% Brent Crude 90 USD/barril, ose ulje prej 9.20%
nafta eshte poshte 90 $ sot. kur filloi lufta rritja ne vend filloi mbas 2 ditesh, tani qe nafta ka rene nafta vazhdon rritet..
Bordi i hajduteve! Ju mungon kryehajduti i cili per cdo abuzim u merr pjesen.
kur te 2.5 mln shqiptar tua kene futur per nja minimalisht 5 vjet cdo 2.5 mln shqiptari, mbase atehere do te zhduket babëzia ne vend. ???????????????????????????? popull dhe vend djall, qe i raft nje meteor siper mu si gur varri.
Kaq pak e ngriten ? Çojeni 300 lek o Bordi , i q•ni robt ketij populli .
TURP TI VIJË ASAJ PALO MINISTRIJE QË ESHTE ORTAK ME "KARTELIN E NAFTËS" SIÇ I THOTË DHE ERJON BRAÇJA.