TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Dhjetor 2025, 22:53

Ndalimi i parë për atentatin e Rinasit, Karamuço jep detaje: Personi dyshohet se është i përfshirë në ngjarje

Shkruar nga Pamfleti

Ndalimi i parë për atentatin e Rinasit, Karamuço jep detaje:

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço, teksa ka komentuar atentatet në vend, deklaroi se atentati i ndodhur në Lushnjë ku mbeti i plagosur shtetasi Julian Sulo, i njohur si Juli i Pashakos dhe rival i bandës së Aldo Bares është përdorur i njëjti mekanizëm si në rastin e Rinasit.

Ai kofirmoi dhe lajmin e dalë pak më herët se lidhur me sulmin në Rinas është ndalur një person. Sipas tij, ka dyshime se ai ka pasur rol në ngjarje. 

Në lidhje me ngjarjen e Rinasit, aktualisht, para disa orësh, është ndaluar personi i parë. Nuk dihet ende çfarë lidhje ka pasur ai me ngjarjen e Rinasit, por personi i parë është ndaluar pasi policia ka informacione për përfshirjen e tij në këtë ngjarje. E dyta që mendohet është se, nëse policia shkon me prova drejt atij dyshimi se ka një prapavijë të krimit të organizuar në këtë ngjarje, atëherë kjo dosje do t’i kalojë SPAK-ut. Këto janë dy gjërat që mund të them për këtë. Edhe ngjarja e Lushnjës është e njëjta skenë e vrasjes si në Rinas, njësoj. Domethënë, ka dyshime se kjo ngjarje mund të jetë një zgjatim i Rinasit, por këto janë vetëm dyshime dhe pikëpyetje që duhet të zbardhin policia dhe prokuroria. Ky është një zhvillim i mirë, të paktën kemi një person të ndaluar për ngjarjen e  Rinasit. Nuk dihet ende çfarë roli ka dhe çfarë cilësie ka ai, por është thirrur dhe lidhet me ngjarjen e Rinasit. Pra, kemi një zhvillim, që është domethënëse”, tha Karamuço në "Euronewsalbania".

 

Lini një Përgjigje