Aktualitet11 Tetor 2023, 21:06

"Në seanca morën pjesë prokurorët e Hagës", Goxhaj: Ndaj meje është ushtruar presion politik

Shkruar nga Pamfleti

"Në seanca morën pjesë prokurorët e Hagës",

Ish luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, ka folur pas lirimit të tij nga Gjykata e Apelit. Ai u shpreh se nuk mund të thotë se mund të këtë pasur urdhër politik për ekstradimin e tij, por konfirmoi me bindje presionin politik.

Goxhaj vijoi duke thënë se në 6 seancat e tij, pjesë si vëzhgues ishin edhe 2 prokurorë të gjykatës speciale së Hagës, të cilët vetëm në një seancë kishin përkthyes dhe po ashtu legjitimuan veten pjesërisht, duke pranuar se ishin prokurorë të Hagës, por pa treguar emrin.

“Për urdhër politik, edhe pse dyshoj, nuk mund të them, por për presion politik, e them hapur.  Sepse në të gjithë seancën kanë marrë 2 prokurorë të prokurorisë speciale të Hagës, me statusin e vëzhguesit, ndërkohë që nuk janë lejuar të marrin pjesë asnjë gazetar, pasi edhe ata e kanë statusin e vëzhguesit.

Vetëm në 1 seancë kishin përkthyes, në 5 seanca të tjera ishin pa përkthyes. Nëse këta e kanë mësuar shqipen hallall, por unë dyshoj.

Në të 6 rastet, kushtetuesja i ka kërkuar të legjitimojnë veten, sepse ia kam kërkuar unë, ata këtë e kanë bërë pjesërisht, duke thënë se jemi prokurorë, por nuk kanë dhënë emra dhe gjykata i ka pranuar.

Duke mos dhënë emrin dhe duke qëndruar, është hapur presion politik. Këto janë të regjistruara” tha Goxhaj për "Abc news".

goxhaj seance