Populli i Fierit e votoi Zegjinenë, ndoshta ngaqë fliste me një “gjuhë rruge” të cilën vetëm ata e kuptonin, ose sepse mund të dukej sikur përfaqëson një grua të thjeshtë që nuk merr shumë vesh nga jeta politike, por thjesht do të futet në Kuvend.
Teksa numërimi i kutive të votimit në vendin tonë ka përfunduar dhe pritet vetëm rezultati i votave të diasporës, Fieri na ka surprizuar duke votuar bindëshëm Partinë Socialiste. Nga 16 mandate që ka gjithësej, 12 janë për PS dhe vetëm 4 për PD. Nga këto 12 mandate, 5 kandidatë në Kuvend futen nga listat e sigurta dhe 7 nga listat e hapura.
Por, ajo çfarë tërheq më shumë vëmendjen është një emër jo shumë i njohur, por që kohët e fundit ka bërë bujë në rrjetet sociale duke u shëndërruar në një meme të vërtetë.
Kandidatja e Partisë Socialiste në listat e hapura, Zegjine Çaushi është kandidatja e 6-të më e votuar nga rradhët e PS në Fier. Deri në këto momente ajo ka marrë 2753 vota.
Në tribunën e fushatës politike që e shëndërroi në një reality show, Zegjineja nuk pati nevojë për premtime boshe, banera apo posterë me fotot e saj. Ajo mori një “shpatë” në dorë dhe doli direkt në një “luftë” talljeje dhe si shënjestër zgjodhi Gazment Bardhin.
Herë duke i bërë thirrje “O Gazo, ku je të keqen motra” e herë duke e kthyer në tallje e duke e ftuar për dreka-darka, papritmas Zegjineja u kthye në një meme të vërtetë.
Populli i Fierit e votoi Zegjinenë, ndoshta ngaqë fliste me një “gjuhë rruge” të cilën vetëm ata e kuptonin, ose sepse mund të dukej sikur përfaqëson një grua të thjesht që nuk merr shumë vesh nga jeta politike por thjesht do të futet në Kuvend. Se kë do të përfaqësojë, atë e dinë fierakët të cilët e votuan.
Por, edhe nëse votat vijojnë të jenë njësoj dhe Zegjineja në të vërtetë bëhet pjesë e Kuvendit, njerëzit mezi presin të dinë a do të flasë ajo për ligje, për reforma, për zhvillim rural, apo do të bëjë socialistët për të qeshur me ‘shakatë’ e saj dhe sulmet ndaj ‘fiksimit’ të saj Gazment Bardhi?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje