TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Maj 2025, 18:37

Akuzat e PD për vjedhje votash, Softa: Berisha të paraqesë prova, SPAK të reagojë

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e PD për vjedhje votash, Softa: Berisha të paraqesë prova,

Fatjon Softa, ekspert i sigurisë, duke komentuar deklaratat e PD për vjedhje apo manipulime të votave në zgjedhjet e 11 majit, tha se SPAK duhet të reagojë dhe të marrë në konsideratë çdo deklaratë.

Softa tha se PD dhe Sali Berisha duhet të paraqesin provat, ndërsa SPAK është në super-provë në këtë proces.

Në studion e Report TV, Softa tha se normalisht në demokraci humbësi pranon humbjen, uron fituesin, reflekton dhe tërhiqet.

“Nuk mendoj se Berisha do dorëhiqet, pasi edhe vetë e tha se s’do ketë hapa pas. Opozita ka kaluar një sërë fraksionesh dhe ndarjesh. Pretendimet e tij duhet të provohen për vjedhje votash apo pretendimet që ka. Berisha duhet të provojë retorikën e tij. Por nuk mund ta diktosh një forcë politike, ato që duhet të ndërhyjnë janë institucionet, siç është SPAK, i cili mund ose do të shprehet. Është ajo që duhet të flasë. Ai duhet të uroj fituesin dhe të pranojë humbjen, siç ndodh në demokraci, por kjo nuk ndodh në Shqipëri në tre dekada”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje