TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Qershor 2026, 09:05

Nisin provimet e lirimit, 29 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën Shqipe

Shkruar nga Pamfleti

Nisin provimet e lirimit, 29 mijë nxënës testohen sot në

Rreth 29 mijë nxënës të klasave të nënta do të zhvillojnë sot provimin e parë të Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë, duke nisur zyrtarisht sezonin e testimeve kombëtare.

Provimi i Gjuhës Shqipe do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:30, ndërsa nxënësit duhet të paraqiten në shkollat përkatëse që në orën 08:30, sipas udhëzimeve të përcaktuara nga autoritetet arsimore.

Provimet përbëjnë një moment të rëndësishëm për minimaturantët, pasi shënojnë përmbylljen e arsimit bazë dhe hapin rrugën drejt vijimit të studimeve në arsimin e mesëm.

Sipas kalendarit të testimeve, më 22 qershor do të zhvillohet provimi i gjuhës amtare për nxënësit e pakicave kombëtare. Më 25 qershor do të mbahet provimi i Matematikës, ndërsa më 30 qershor nxënësit do të testohen në lëndën e Gjuhës së Huaj.

Autoritetet kanë bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit dhe garantimin e kushteve të barabarta për të gjithë nxënësit.

Lini një Përgjigje