TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2024, 21:49

“Nuk pati asnjë konsultim”, Xhufi për 'Vatikanin' brenda Tiranës: Rrezikojmë të hapim konflikt panshqiptar

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk pati asnjë konsultim”, Xhufi për

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi ka folur lidhur me krijimin e “shtetit bektashi”. Ai tha se finalizimi i shtetit sovran të “Urdhrit Bektashi” mund të prodhojë një konflikt panshqiptar, i cili rrezikon të shtrihet përtej kufijve zyrtarë të Shqipërisë.

Xhufi theksoi se për këtë, duhej të kishte një konsultim informal pasi sipas tij, nga reagimet që vijnë duket që nuk ka pasur diçka të tillë.

Historiani Xhufi tha se marrëdhënia me shtetet e tjera nuk është një lojë, por ato krijohen mbi bazën e interesave strategjike dhe jo të bazuara te personi.

“Atëherë ne e hapim një konflikt panshqiptar dhe shtrihemi dhe përtej, por unë shoh dhe me Turqinë. Tani Turqinë e shpalle vende me të cilin ke marrëdhënie strategjike dhe kam qenë ndër ata që e kam mbështetur. Ata janë gjendur të parët dhe duhet t’ua dimë për faleminderit. Mua s’më pëlqen që ka një president, që është… mirëpo, ai sot është, nesër jo, marrëdhëniet me shtetet duhen parë seriozisht, nuk shihen me mua, jam unë sot dhe… Po një konsultim informal nuk mund të bëhej? Nga reagimet që shoh unë, kuptoj se nuk ka pasur, ka shkruar edhe gazeta turke, që aty kuptohet… dhe këtu duhet pasur kujdes edhe kjo tani, pasi e vë vendin tënd në një skatierë të nxehtë ku s’ke të bësh fare….me Greqinë i ke si i ke. Nuk është për ta kaluar shumë lehtë, ka edhe precedentë që kanë ndodhur edhe përpara dhe duhet shumë seriozisht duhet parë, në radhë të parë nga kryeministri që merr këto iniciativa”, tha ai për “Abc News”.

Lini një Përgjigje