
Ish-prokurori Ervin Karanxha deklaroi se Reforma në Drejtësi ka dështuar, duke argumentuar se problematikat kanë nisur që në fazën e vetting-ut.
Sipas Karanxhës, një pjesë e anëtarëve të organeve të vetting-ut nuk plotësonin kriteret ligjore për të ushtruar funksionin.
“Te vetting-u është konstatuar se anëtarët e tij, pjesa më e madhe e tyre, nuk i plotësonin kriteret ligjore për të qenë në këtë vend. Ke dhe 3 persona që janë në politikë. Njëri prej tyre është deputet i PS pasi mbaroi vetting-u. Pra, e keqja nis që nga zgjedhja e anëtarëve të vetting-ut”, u shpreh ai për "A2 CNN".
Ish-prokurori ngriti shqetësimin edhe për rritjen e numrit të dosjeve të mbartura në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, ndryshe nga sa u deklarua në fillim të reformës, kur flitej për rreth 16 mijë dosje të prapambetura, aktualisht ky numër ka arritur në rreth 200 mijë.
“Qytetarët shqiptarë duhet të shkojnë në gjykatë dhe të mbarojnë punë, prandaj u bë reforma. Janë hequr profesionistë dhe nuk mbushet kaq kollaj tani”, theksoi Karanxha, duke shtuar se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve me eksperiencë ka ndikuar në funksionimin e sistemit.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur debati për efektet dhe rezultatet e Reformës në Drejtësi vijon të mbetet pjesë e diskutimit publik dhe politik.
Sistemi i Drejtësisë nuk është në vetvehte përgjegjës për rënien e tij. Përgjegjësia është politike, për gjithë periudhën deri në krijimin e organeve të vetqeverisjes. Por edhe për të dy periudhat përgjegjësia është individuale dhe ka emra Prokurori dhe Gjyqtari. Është si puna e gjykimit në Hagë. UÇK dhe përgjegjësia e sejcilit. Nëse KLGJ - KLP - ILD krerët e Gjykatave dhe krerët e Prokurorive shkelin proçedurat , trysnohen , përgjegjësia është individuale dhe kolektive.