
Juristi Kreshnik Myftari ka folur lidhur me historikun e grupeve kriminale në Shqipëri. Ai u shpreh se grupi i arrestuar nga operacioni "Ura" e ka nisur veprimtarinë kriminale që në vitet 1990-1991, kur ende nuk ekzistonte as Kodi Penal dhe as figura e veprës penale të trafikimit të lëndëve narkotike, e cila u shtua vetëm në vitin 1998.
Sipas tij, nuk ka asnjë individ apo grup kriminal të paprekshëm. Myftari shton se grupet kriminale të sofistikuara janë pothuajse nga e njëjta zonë, kryesisht nga Shqipëria e mesme, pra e zonë së Shijakut.
"Jo vetëm në Shqipëri por në asnjë vend të botës nuk ka individ të paprekshëm, nuk ka grupime të paprekshme. Këtë na e tregon eksperienca në vendin fqinj, ku organizata kriminale ka qenë në nivelin më të lartë të sofistikimit, qëndrueshmërisë dhe të veprimit nga pikëpamja territoriale.
Besoj se përkrah vullnetit juridik është dhe vullneti politik, nuk duhet t’i shohim të ndara.
Është një operacion i ri për grupin më të vjetër ose një nga më të vjetrit dhe më me eksperiencë të trafikimit të lëndëve narkotike në atë kohë, në vitet 90 me bazë trafikimin e heroinës.
Pastaj në varësi të ndryshimit të kohës dhe preferencave të popullsisë për lëndët narkotike, sot kanë kaluar në trafikimin e kokainës por nuk kanë hequr dorë dhe nga ajo lloj substance.
Kur ka filluar veprimtarinë ky grup kriminal, nuk ekzistonte as figura e veprës penale të trafikimit të lëndëve narkotike që është shtuar në 1998 dhe nuk ekzistonte as kodi penal sepse bëhet fjalë që aktivitetin ta kenë filluar në vitin 1990-1991. Kanë qenë nga të parët jashtëzakonisht me eksperiencë, shumë të sofistikuar. Janë pothuajse nga e njëjta zonë e Shqipërisë së mesme, pra e zonës së Shijakut", tha Myftari për “Ora News”.
Lini një Përgjigje