
Avokati Kujtim Cakrani, ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur në Vlorë dy ditë më parë, ku është goditur një kamarier nga një efektiv policie dhe një mik i tij.
Cakrani, i cili është avokat i policit që ndodhet në spital pasi është dhunuar nga ngjarja nga disa persona, ka thënë se ai është goditur për shkak të detyrës.
Cakrani, në tension e sipër, tha gjatë intervistës se kësaj çështje do t’i shkojë deri në fund, deri aty sa “o të humb licencën e avokatit, ose të shkojë në burg pala që ka dhunuar policin”.
“Duhen hetuar ata që kanë goditur policin. Ai ka qenë shef krimesh, ka qenë shef qarkullimi. Na ra goja duke e thënë këtë. Erla ka çuar në sajë të detyrës persona të caktuar dhe nuk është përfolur as për lidhje me krimin e organizuar, as për lidhje me mafien, as për lidhje me pushtetin, as për ndonjë lloj krimi. Duan ta bëjnë pis patjetër policin. Duhet të kuptojmë diçka: unë po ju them kaq, video e prerë është vepër penale. O Erla, kjo histori sapo ka filluar, “O do lë unë licencën si avokat, ose ata do shkojnë në burg”, tha Cakrani i ftuar përmes lidhjes online në Now Euroneës Albania.
Lini një Përgjigje