
Gazetari Osman Stafa, në fjalën e tij para Kryeministrisë ka dhënë një mesazh të fortë dhe iu është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama për dezinformim gjatë protestave.
Stafa deklaroi se gjendja e keqe e shëndetësisë ku kimioterapitë në Onkologjik bëhen në karrige dhe se pacientët detyrohen të shkojnë në spitale private nuk është dezinformim.
Gazetari tha se Rama ka tradhtuar shqiptarët sepse në 4 mandate arsimi dhe shëndetësia janë përkeqësuar.
Në mesazhin e tij Stafa tha se ky është Botërori i jetës dhe se nisja e tij nuk do të ndërpresë protestën.
“Ky popull nuk e meriton qeverinë që ka. Del kryeministri dhe thotë se kjo protestsë është ngritur mbi bazën e dezinformimit. A është dezinformim të thuash se shëndetësia nuk funksionon, se pagat janë të ulëta?
Kam 5 vite që jam dyerve të spitaleve sepse kam kuptuar sesi ripen qytetarët në spitalet private. Përgjegjësia bie mbi këta. Një zonjë ka dy vite që pret të dërgohet në Turqi, pajisja nuk vihet në funksion. Të sëmurët e bëjnë kimioterapinë në karrige, një fondacion privat çoi poltronë, që kushtuan vetëm 70 mijë euro. Nuk i ka shteti 70 mijë euro?
4 mandate ka kjo qeveri në pushtet, me keq janë bërë arsimi dhe shëndetësia.
Ky është Botërori jonë, i jetës dhe të ardhmes sonë, që të mos ikim nga Shqipëria.
Ata që janë në diasporë, një muaj të mos iu sjellin të ardhura prindërve në Shqipëri ata do të ishin në shesh.
Edi Rama është tradhtar, sespe na ka tradhtuar me shëndetësinë, me pensionet, arsimin.
Mos u dekurajoni, jepni besën para flamurit se ky shesh nuk do të zbrazet. Mos e tradhtoni atë flamur, ndryshe do të na bëjnë me turp fëmijët tanë.
Duhet ta valëvisim lart atë flamur, besa jonë është për atë flamur për Shqipërinë”, deklaroi Stafa.
Lini një Përgjigje