Aktualitet29 Nëntor 2023, 21:35

“Njerëzit kanë frikë nga ajo që kam shkruar”, rrëfehet Ben Blushi: Nuk jam kundër refugjatëve, por pakica s'mund të bëhet shumicë

Shkruar nga Pamfleti

“Njerëzit kanë frikë nga ajo që kam shkruar”,

Unë nuk jam racist nga natyra. Është raciste të thuash se do vijnë të huajnë dhe do na shfrytëzojnë...

Shkrimtari i njohur, Ben Blushi i ftuar në një studio televizive foli për librin e tij më të fundit të quajtur “Komploti”.

Një nga temat më kryesore që trajtohet në libër është ajo e emigracionit, ku Blushi u shpreh se nuk është kundër që në Shqipëri të vijnë të huajt, ndërsa shtoi se, nëse pakica bëhet shumicë, do ishte fatale.

Ndër të tjera Blushi tha se njerëzit kanë ‘frikë’ nga vepra e tij.

Pjesë nga intervista:

-Çfarë është ky libër?

Është një roman, fiction që ka elementë të Shqipërisë së sotme dhe shpresoj të mos ketë elementë të Shqipërisë së nesërme. Nuk është kjo që uroj, por nuk përjashtoj mundësinë që Shqipëria të jetë plot me të huaj. Ne nuk bëhemi dot një vend evropian pa kaluar ketë spirale, që kemi emigruar dhe mund të na zëvendësojnë.

Unë nuk jam racist nga natyra. Është raciste të thuash se do vijnë të huajnë dhe do na shfrytëzojnë. A ishin racistë italianët dhe grekët? Nuk jam kundër që në Shqipëri të vijnë të huajt, por pakica të behet shumica do ishte fatale. Të huajt të ishin më të shumë se ne do ishte fatale.

-Karakterizohet si traktat politik, platformë politike, je dakord me këto?

Jo aspak, është fryt i fantazisë sime. Unë s’kam asnjë instrument politik që të ndikoj në të ardhmen, unë jam një shkrimtar. Demokracia në Evropë s’po funksionon siç ka funksionuar më parë. E njëjta gjë po ndodh dhe në Shqipëri. Evropa ka një raport të vështirë me emigracionin. Qeveritë ndryshohen për shkak të emigracionit. Debati i ditës është mbi emigracionin. Shihni si po ndryshon Evropa nga emigracioni.

-Pse ka hapur debate Komploti?

Njerëzit kanë frikë nga ajo që kam shkruar. Kudo ku shkoni në Shqipëri… Isha në Korçë para pak ditësh dhe më thanë se ‘jemi vetëm pleq këtu’. Unë them që njerëzit nuk e lexojnë si një libër politik, por si një roman.

-Parashikimet janë si të zymta?

Pse janë të zymta? Janë realitete.

-Shumë shqiptarë ndërkohë po largohen...

Sipas teje, në 100 njerëz qofshin shqiptarë, amerikanë, argjentinas, rusë. Ka rëndësi ku jetojnë apo si jetojnë? Si i përgjigjen? Edhe në jeton në Francë, në Argjentinë apo Guatemalë më mirë se në Shqipëri, jetojnë në këto vende. 1 milionë shqiptarë ikën pas rënies së komunizmit, pasi secili nga vendet fqinje edhe pse të varfër, ishin më të pasur se ne.

-Tani kemi një valë të dytë të tmerrshme…

Kjo që po ndodh është e rëndë, por jo fatale. Unë them do të ketë një valë të dytë, rikthim. Evropa nuk është më si në vitet ’90. Diferenca me Evropën nuk është shumë e madhe. Jetojmë shumë më mirë se në vitet ’90. Pyetja kryesore që i thotë njeriu vetes të jetojë këtu apo atje. E keni parë sa është rritur nacionalizmi patriotik që unë them që nuk është e keqe. Shumica e tyre janë jashtë. Këta janë njerëz normalë.

-Pyetja është nëse detyrohen të ikin…

Nuk detyrohen të ikin. Ti mendon se 500 vjet në Turqi, 50 vjet në komunizëm dhe mendon se do të qeverisemi si Holanda? Ka rëndësi si jeton dhe jo ku jeton. Shqiptarët kanë dy mundësi që nuk i kanë pasur para 30 vitesh. Kanë mundësi të ikin dhe të votojnë.

ben blushi komploti njerez frike