Aktualitet26 Janar 2024, 14:50

Paralajmërimi për politikanët e korruptuar, gazetari tregon pse kreu i SPAK zgjodhi Shkodrën për të dhënë mesazhin

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmërimi për politikanët e korruptuar, gazetari tregon pse

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar vajtjen e kreut të SPAK në Shkodër, për të dhënë nga atje mesazhe për drejtësinë.

Ai tha se vetë vajtja në Shkodër për të dhënë mesazhet e tij lidhur me reformën në drejtësi si dhe për të bërë replikë lidhur me një nismë të qeverisë, është një zgjedhje simbolike nga ana e Altin Dumanit.

Sipas tij në të njëjtin vend, ka qenë ish-ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ajo që ka dhënë më herët deklarata të forta, ku ka folur edhe për një “non grata” nga radhët e Partisë Socialiste

“Shkodra është shumë simbolike, sepse nga Shkodra edhe zonja Yuri Kim, dha një mesazh shumë të qartë para zgjedhjve lokale, ku kritikoi “zjarrvënësit që donin të vinin zjarr me shkrepëse në duart e të tjerëve” dhe ku foli edhe për një “non grata” nga Partia Socialiste.

Altin Dumani zgjodhi Shkodrën për të bërë një seminarë me studentët e rajonit për reformën në drejtësi, ku dha mes disa mesazheve edhe një replikë për propozimin e një nisme nga Partia Socialiste për të krijuar një komision kontrolli për veprimtarinë e institucioneve përfshirë edhe SPAK-un, duke dashur ta trysnojë.

SPAK ka arritur misionin e parë që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë përballë ligjit", tha Lavdrim Lita në Euronews Albania.

shkoder gazetari