TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2026, 20:11

49 ditë revoltë, aktivisti: Nuk ka negociata nëpër zyra, protesta është në shesh! 

Shkruar nga Pamfleti
49 ditë revoltë, aktivisti: Nuk ka negociata nëpër
Edison Lika

Protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e saj të 49-të, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen në shesh duke kërkuar dorëheqjen e tij. Organizatorët theksojnë se kërkesa mbetet e pandryshuar dhe se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e këtij objektivi.

Gjatë tubimit, aktivisti Edison Lika deklaroi se lëvizja nuk do të zhvillojë negociata jashtë protestës dhe se, sipas tij zëri i qytetarëve përfaqësohet vetëm në shesh dhe jo nëpër zyra.

“Sot është treguar se kjo shoqëri nuk mund të futet më nëpër zyra. Do të jetë vetëm në sheshe. Çdokush që pretendon se me këtë protestë mund të negociojë nëpër zyra e ka gabim, me këtë protestë negociohet vetëm në shesh. Përfaqësuesit e protestës janë në shesh dhe kush mendon se mund ta përfaqësojë e ka gabim. Kjo protestë ka nevojë për zgjidhje dhe jo për përfaqësi. A mund të negociohet me revolucionin? Ne bëhemi bashkë vetëm për rrethimin e Edi Ramës dhe këtij sistemi korruptivo-kriminal”, tha ai.

Ndërkohë një tjetër qytetar u shpreh i vendosur se shqiptarët duhet të rrëzojnë diktaturën, duke theksuar se korrupsioni është i përhapur në çdo institucion shtetëror.

Ky është revolucioni i shqiptarëve. Ka përfshirë të rinj, por dhe fëmijë. Korrupsioni fillon te komisariati, në kryeministri, në parlament, kudo! Duhet ta rrëzojmë këtë diktaturë. Revolucion. Të bashkuar!”, tha ai.



 

protesta kunder rames 49 dite proteste

Lini një Përgjigje