Aktualitet 4 Dhjetor 2023, 08:59

Parashikimi i motit për javën, meteorologu tregon kur do të nisin reshjet e shiut dhe si pritet të jenë temperaturat

Shkruar nga Pamfleti

Parashikimi i motit për javën, meteorologu tregon kur do të nisin

Meteorologu Hakil Osmani tha se temperaturat gjatë kësaj jave do të pësojnë rënie të ndjeshme.

Ai tha se e hëna do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët, situatë e cila do të jetë edhe të martën, kur në orët e pasdites të nisë shtimi i vranësirave.

Sipas meteorologut, e mërkura dhe e enjtja do të mbeten me mot të paqëndrueshëm.

“Kjo do të thotë që do të kemi reshje shiu në ultësirën perëndimore në sasi të pakta, ndërsa në zonat malore do të bjerë borë. Presim një përmirësim të kushteve të motit në pjesën e dytë të ditës së enjte dhe ditës së premte dhe më pas fundjava ka sërish sinjale që të ketë prezente reshjet e shiut në territorin shqiptar në qytetet e zonës së ulët dhe ato bregdetare me intensitete deri mesatare, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore", u shpreh Osmani.

meteorologu temperatura moti reshje shiu