TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2025, 07:04

Parashikimi, si do të ndryshojë moti gjatë ditës së enjte

Shkruar nga Pamfleti

Parashikimi, si do të ndryshojë moti gjatë ditës së

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të mbizotërojë në territorin shqiptar edhe gjatë ditës së enjte.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Reshje e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Në intervale të shkurtra kohore parashikohen reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në Alpe dhe në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët, në Alpe hera-herës stuhi dëbore.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 18m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 3-4 ballë.

 

Lini një Përgjigje