TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2025, 13:48

“Partitë e vogla, njësoj si të mëdhatë”, Kadilli: PD me Berishën në krye, mision i pamundur për të fituar zgjedhjet

Shkruar nga Pamfleti

“Partitë e vogla, njësoj si të mëdhatë”,

Fatbardh Kadilli komentoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas Kadillit, projekti i PD me Berishën kryetar ishte mision i pamundur pasi nuk ishte ofertë dhe alternativë politike. Më tej, ai tha se partitë e vogla mbartin të gjitha sëmundjet e të mëdhenjve; delirin e liderëve të tyre, paaftësinë për të bashkëpunuar dhe sipas tij, për sa kohë janë të tilla nuk mund të bëhen alternativë. 

“E shkuara nuk bëhet e ardhme. Partitë e vogla mbartin të gjitha sëmundjet e të mëdhenjve; delirin e liderëve të tyre, paaftësinë për të bashkëpunuar, sa kohë janë të tilla nuk mund të bëhen alternativë. Ai që ka pushtetin ka një avantazh të madh, por nuk justifikohet diferenca e madhe që tregon refuzimin për të votuar PD e Sali Berishës, refuzimi për të parë të vegjlit si alternativë pasi nuk u bënë të tillë”, tha Kadilli në një intervistë për Euronews Albania.

 

Lini një Përgjigje