TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2025, 13:31

Garuan në zgjedhjet e 11 majit, sa vota siguruan katër ish-banorët e Big Brother Vip 

Shkruar nga Pamfleti

Garuan në zgjedhjet e 11 majit, sa vota siguruan katër

Katër ish-banorë të show-t të famshëm televiziv "Big Brother VIP Albania", u bënë pjesë e garës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Aktorja Julia Ilirjani, tenori Armaldo Kllogjeri, Fotini Derxho dhe Jetmir Salaj, janë katër ish-banorët që kandiduan në listat e partive për deputet.

Aktorja Julia Ilirjani kandidoi në listën e hapur të Partisë Demokratike në Qarkun Tiranë. Nga rezultatet zyrtare të KQZ, aktorja ka siguruar vetëm 121 vota. 

Tenori Armaldo Kllogjeri kandidoi në listën e hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit duke siguruar 1381 vota, por pa mandat deputeti. 

Blogerja Fotini Derxho e cila kandidoi për Partinë Mundësia të Agron Shehajt në Qarkun Gjirokastër, nuk arriti të sigurojë asnjë votë. 

Ish-banori Jetmir Salaj kandidoi në listat e Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet në Qarkun Vlorë, ku mori vetëm 66 vota.

Kujtojmë se tenori Armaldo Kllogjeri ishte faktor i rëndësishëm në edicionin e dytë të show-t "Big Brother Vip", gjë që mund ta ketë ndihmur të sigurojë një numër të lartë votash. 

 

 

 

zgjedhjet banoret e big brother vip

Lini një Përgjigje