Mes debatesh dhe polemikash, Arqile Bollano është zgjedhur si kreu i ri i Bashkisë së Himarës. Pas dorëheqjes së kryetares së komanduar Blerina Bala, Bashkia e Himarës ngeli sërish pa drejtues. Kështu që këtë të premte, u mblodh Këshilli Bashkiak i Himarës dhe votuan votuar personin që do të drejtojë përkohësisht këtë bashki.
Sipas statutit postin do ta merrte një nga dy nënkryetarët kështu që u zhvillua një garë mes dy nënkryetarët aktual të bashkisë, Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano. Ky i fundit ka qenë edhe kryetar i Partisë Socialiste në Himarë
Mbledhja u shoqërua me debate dhe diskutime, por në fund, Këshilli Bashkiak i Himarës votoi Arqile Bollanon si kryetarë të përkohshëm.
Kujtojmë se Blerina Bala qëndroi si kryetare e komanduar për 2 muaj. Ajo paraqiti dorëheqjen të mërkurën dhe njoftoi se largohet nga detyra për arsye personale.
Bala mori detyrën e kryetares pas arrestimit të Jorgo Goros me akuzën e tjetërsimit të dy pronave. Ndërkohë që kryetari i zgjedhur më 14 maj 2023 për bashkinë e Himarës Fredi Beleri ndodhet në burg për blerje votash.
Lini një Përgjigje