TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2024, 11:24

Pastroi paratë e Metës; kush është Ema Çoku që akuzohet nga SPAK, mikesha e ngushtë e Kryemadhit

Shkruar nga Pamfleti

Pastroi paratë e Metës; kush është Ema Çoku që

Ilir Meta është arrestuar, Pirro Xhixho për shkak të moshës është lënë në "arrest shtëpie", ndërsa Monika Kryemadhi është lënë në masën "detyrim paraqitje".

Por nuk është e vetmja që është lënë në këtë masë sigurie. Nga ana e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, "detyrim paraqitje" është caktuar edhe për Ema Çokun.

Kjo e fundit, edhe pse nuk është e njohur për publikun, raportohet se është një mikeshë e ngushtë e Monika Kryemadhit.

Në emër të saj ka kompaninë "B.S.K.", me objekt: Realizim i projekteve interior, eksterior design. Import dhe eksport të artikujve të veshmbathjes si dhe tekstileve të ndryshme. Qepje perdesh, mobilim ambientesh në shtëpi dhe në institucione. Mirëmbajtje dhe pastrim të perdeve dhe aksesorëve të ndryshem të përdorimit të përditshëm.

Herën e fundit që i përmendet emri është në listat e asokohe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në raportet financiare të dorëzuara në KQZ për burimet e parave gjatë vitit 2016, e vetmja parti parlamentare që ka dorëzuar listën e donatorëve në shumën mbi një milionë lekë të vjetra, është Lëvizja Socialiste për Integrim. Mes 42 donatorëve ishte edhe Ema Çoku, e cila ka dhuruar shumën prej 969,500 lekëve, ose ndryshe afro 10 milionë lekë të vjetra. Por ende nuk dihet se si lidhet Çoku me akuzat e ngritur ndaj Ilir Metës, i cili tashmë është në pranga.

Deri tani është zbuluar se ajo akuzohet për veprën penale: pastrim të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim. Kjo vepër penale dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Por kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet./ZËRI

Pastroi paratë e Metës; kush është Ema Çoku që

kryemadhi spak pastrim parash ema coku

Lini një Përgjigje