TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2023, 19:40

Pazari Rama-Idrizi, qeveria po zgjat markimin e karburanteve me pretekstin e arbitrazhit

Shkruar nga Pamfleti

Pazari Rama-Idrizi, qeveria po zgjat markimin e karburanteve me pretekstin e

Autoritetet shqiptare janë përfshirë në një ping pong të dyshimtë ligjor në lidhje me koncesionin e markimit. Vetë kompania koncesionare, Global Fluids Albania, në bilancin e saj të vitit të kaluar thotë se koncesioni i markimit ka përfunduar në shkurt të këtij viti. Por autoritetet heshtin. Nje situate paradoksi, pas te ciles po gatuhet nje skeme e mirefillte korrupsioni.

Pak javë më parë, kompanitë e tregtimit të karburanteve iu drejtuan zyrtarisht me shkresë ministrisë së Financave si autoritet kontraktor dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave si autoritet zbatues, të shprehen zyrtarisht se cili është afati i përfundimit të koncesionit të markimit. Drejtoria e Doganave u përgjigj po me shkresë zyrtare se këtë përgjigje duhet ta japë Ministria e Financave si autoritet kontraktor i koncesionit. Ndërsa Ministria e Financave nuk përgjigjet. 

Qytetarët shqiptarë po detyrohen të paguajnë në mënyrë të paligjshme, tarifën e markimit në çmimin final të karburanteve, teksa qeveria po bën gati letrat për të zgjatur edhe me 10 vjet të tjera konçesionin.

Burime konfidenciale i thanë Oligarkia.al se edhe në këtë rast do të përdoret preteksi i arbitrazhit, njësoj si me koncesionin e pullave fiskale, i cili u zgjat me dy vjet. Kompania koncesionare GFI pretendon se qeveria nuk i mundësoi asaj që të markonte naftën bruto, që prodhohet nga nëntoka shqiptare, ashtu sikurse parashikohej në kontratë.

Ky është dhe preteksti mbi të cilin po përgatiten letrat për zgjatjen e koncesionit. Ministria e Financave ka ngritur ne fshehtesi një grup pune, e cili do të propozojë zgjatjen me argumentin se kompanisë koncesionare nuk iu plotësua kushti i kontratës për markimin e naftës bruto.

Por e gjitha kjo është një sajesë e madhe. Teknikisht markimi i naftës bruto është i pamundur. Kjo ka qenë dhe arsyeja se pse kompania nuk ka arritur ta bëjë deri më sot dhe jo pengimi nga autoritetet shqiptare.

Zgjatja me 10 vjet të tjera e konçesionit të markimit vjen pasi vitin e kaluar kompania ndryshoi pronar duke u shitur nga Ismail Mulleti tek një shtetase turke afër biznesmenit Sinan Idrizi. Përmes këtij marifeti, qeveria po i jep kompanisë koncesionare një biznes të paktën 60 milionë euro në 10 vitet e ardhshme, që ka një normë fitimi deri në 70 për qind mbi xhiron. Ndërsa qytetarët shqiptarë do të paguajnë kostot, që qeveria të gostisë biznesmenët afër saj. /Oligarkia.al

idrizi karburanti

Lini një Përgjigje