TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Nëntor 2025, 13:02

Përfundojnë homazhet/ Lideri historik i PS, Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit me marshe funebre

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë homazhet/ Lideri historik i PS, Fatos Nano përcillet

Pas më shumë se 4 orësh ka përfunduar ceremonia e lamtumirës për ish-kryeministrin Fatos Nano, liderin historik të PS-së, që u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Nën tingujt e 'I did it my Way’ të "Beatles", ish-kryeministri është përcjellë në banesën e fundit.

Qindra qytetarë hodhën karafila të bardhë, mbi arkivolin e liderit historik të PS.

Disa mijëra qytetarë bënë homazhe dhe i dhanë lamtumirën Fatos Nanos, në një ceremoni të organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, që nisi rreth orës 08:30 të mëngjesit të së dielës.

Përfundojnë homazhet/ Lideri historik i PS, Fatos Nano përcillet

Kortezhi përshkoi në këmbë bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” me një ceremonial shtetëror, ndërsa arkmorti ishte vendosur në një automjet ushtarak dhe banda frymore e shoqëroi me marshe funebre gjithë ceremoninë.

Linda Rama, bashkëshorte e Kryeministrit Edi Rama, u pa duke qëndruar pranë Xhoana Nanos, ndërsa vetë kreu i Qeverisë ishte në krah të homologut, Albin Kurti, pak metra më pas.

Përfundojnë homazhet/ Lideri historik i PS, Fatos Nano përcillet

 

Lini një Përgjigje