Në fjalën e tij, Sokoli tha se babai i tij iku nga kjo botë, por vetëm fizikisht.
Djali i ish kryeministrit Fatos Nanos, Sokol Nano ka mbajtur një fjalim lamtumire në nderim të të atit.
Në fjalën e tij, Sokoli tha se babai i tij iku nga kjo botë, por vetëm fizikisht. Teksa vlerësoi figurën e babait të tij, Sokol Nano deklaroi se ish-kryeministri nuk kishte frikë nga humbja dhe se e donte lirinë si frymë, jo slogan.
Ai u shpreh se do ta kujtojnë si baba, por edhe si burrë i rrallë shteti që vuri atdheun para vetëvetes.
“Jam i prekur nga vëmendja, përkujdesja juaj që kam ndjerë për babain tim. Ju jam mirënjohës për fjalët e ndjera dhe telefonatat nga të katërta anët e botës për kujtikin e tij. Familjen tim e ka lidhur fati me popullin shqiptar dhe e kemi ndjerë mbështetjen.
Sot është një ditë ndryshe. Sot Fatos Nano ikën nga kjo botë, por vetëm fizikisht. Im atë ishte i pari që më foli për demokracinë, i pari që nuk e kishte frikë humbjen. Ai më mësoi garën e vërtetë. Ai ishte njeriu shumë dimensional. Ai e donte lirinë si frymë, jo si slogan. Ai ngrinte ura, jo mure. Ishte i butë e tolerant. Faleminderit kampion për guximin, kokfortësinë dhe zemrën. Do të kujtojmë si baba, shok e burrë shteti që vuri atdheun para vetes”, tha Sokol Nano.
na i plasi kopilin edhe iku