TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2026, 19:26

Përmbytjet, ministri Vengu inspekton situatën në Durrës: 100 banesa të rrethuara nga uji, nata do jetë dinamike

Shkruar nga Pamfleti
Përmbytjet, ministri Vengu inspekton situatën në
Pirro Vengu

Si pasojë e përmbytjeve, deri tani janë evakuuar 60 banorë, të cilët janë strehuar në shtëpinë e pushimit të Ushtrisë, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e zonave më problematike.

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë rënduar situatën në qytetin e Durrësit, duke vënë në vështirësi dhjetëra familje dhe infrastrukturën urbane.

Sipas të dhënave paraprake, rreth 100 banesa janë përmbytur ose të rrethuara nga uji.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se në terren janë angazhuar 23 forca, 8 mjete të Emergjencave Civile dhe 7 motopompa, të cilat po punojnë për largimin e ujit dhe menaxhimin e situatës.

Si pasojë e përmbytjeve, deri tani janë evakuuar 60 banorë, të cilët janë strehuar në shtëpinë e pushimit të Ushtrisë, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e zonave më problematike.

Përmbytjet, ministri Vengu inspekton situatën në
Pamje nga Durrësi

E përmbytur ka mbetur edhe zona e Velierës së Durrësit, një projekt i shumëdebatuar publik, që ka kushtuar mbi 800 milionë lekë.

Pamjet nga terreni tregojnë se investimi është kthyer në një tjetër shembull të problematikave infrastrukturore, duke u përmbytur pas reshjeve intensive.

përmbytjet pirro vengu

Lini një Përgjigje