TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2023, 13:06

“Plumbi i artë”, Dumani: Operacionet dekonspirohen nga policia!

Shkruar nga Pamfleti
“Plumbi i artë”, Dumani: Operacionet dekonspirohen nga policia!

Në bashkëbisedimin sot me gazetarët, kryetari i SPAK Altin Dumani ka cekur edhe çështjen e dekonspirimit të operacioneve, siç ishte ai i ‘Golden Bullet’. Dumani tha se operacionet nuk dekonspirohen asnjëherë nga SPAK por nga policia në momentin kur dalin për zbatim urdhrat e arrestit. 

Dumani tha se nuk ka një procedim më vetë për këtë por në kuadër të hetimeve të përgjithshme për dosjen ‘Golden Bullet’ po hetohet edhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Në kuadër të operacionit 'Plumbi i Artë', i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, së bashku me Henrik Hoxhajn nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin.

I penduari i drejtësisë është shoqëruar disa herë nga oficerët e BKH për të shkuar në ‘strofkat’ e porositësve ku zhvilloheshin takimet dhe merreshin porositë për vrasjet me pagesë. Dumani është çuar në disa pika takimi të personazheve të botës së krimit në Tiranë, Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan.

“plumbi i artë” altin dumani

Lini një Përgjigje