Aktualitet13 Qershor 2024, 19:42

"Po eleminoni shtresën e mesme", qytetarët protestë kundër taksimit të profesioneve të lira

Shkruar nga Pamfleti

"Po eleminoni shtresën e mesme", qytetarët protestë

Shoqëria civile, përfaqësues politikë dhe qindra qytetarë protestuan ditën e sotme para ambienteve të Gjykatës Kushtetuese kundër taksimit të profesioneve të lira.   

Ata kanë kundërshtuar taksimin që qeveria ka vendosur për të gjithë profesionistët e lira duke e cilësuar, si një vendim të padrejtë që po i bën profesionistët e lirë të largohen nga vendi.

Me parulla në dorë me sloganin “Mos rri si dele protesto”, qytetarët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të qeverisë për taksimin e profesioneve të lira, ku sipas tyre kjo taksë do mbysë iniciativën e lirë dhe vetëpunësimin. 

Në shenjë simbolike, si formë pakënaqësie ndaj atyre që nuk iu bashkuan protestës, pjesë e saj u bënë edhe disa dele.

"Po eleminoni shtresën e mesme", qytetarët protestë

"Po eleminoni shtresën e mesme", qytetarët protestë

Edhe opozita është shprehur kundër kësaj, duke i bërë thirrje Gjykatë Kushtetuese të shfuqizojë vendimin e qeverisë, pasi sipas saj, synohet eleminimi i shtresës së mesme.

Bie në sy prezenca e deputetes Dhurata Çupi, ish-deputetit Belind Këlliçi, Sekretarit Organizativ të PD, Klevis Balliu dhe Tedi Blushit nga Partia e Lirisë.

Po ashtu, edhe pse të ndarë nga përfaqësuesit demokratë, protesta duket se ka bashkuar Adriatik Lapajn e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, i cili ndodhej në protestë i shoqëruar nga aktivistja Edlira Çepani dhe aktori i humorit Florian Binaj.

Kujtojmë këtu se padia e parë në Gjykatën Kushtetuese ku kërkohej rrëzimi i ligjit që parashikon tatimin e profesioneve të lira u depozitua në shkurt 2024 nga 37 deputetë opozitës.