Aktualitet12 Shtator 2023, 07:38

“Politika nuk funksionon pa mbështetjen e mafias”, paralajmëron Karamuço: Një oligark do arrestohet

Shkruar nga Pamfleti

“Politika nuk funksionon pa mbështetjen e mafias”,

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço është shprehur se kurrsesi nuk mund të funksionojë dot politika pa mbështetjen e biznesit dhe mafias.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Story, Karamuço tha se ka biznesmenë që nuk janë në nivelin e oligarkëve por kanë futur duart në çdo pushtet dhe politika hesht dhe sundimi i ligjit mbyll sytë. Ai zbuloi se SPAK ka letërkëmbime me autoritetet italiane pasi kjo skemë vjen nga Italia por ende nuk janë zbuluar mafiet.

Eksperti u shpreh gjithashtu se ka oligarkë që janë arratisur me urgjencë kur janë lajmëruar se do të arrestohet, ka të tjerë që iu merret fryma në burg, ndërsa një tjetër pritet të prangoset.

“Nuk funksionon dot politika pa biznesin dhe pa mafian. Janë tre komponentë. Në këtu kemi vetëm politikë, të dyshuar, disa biznesmenë që nuk janë në nivel të oligarkëve që njohim ne por kanë futur duart në çdo pushtet dhe kemi mafian që na mungon këtu nuk është asgjëkund. Këto komponentë nuk janë. Këta mund të plotësojnë por nuk janë mafia. Duhet ta kërkojmë ku është. Nuk është e zbuluar fare asgjëkund. Kjo është skemë që vjen nga jashtë.

Ka letër këmbimi me italianin për këto çështje për Fierin, Elbasanin dhe Tiranën ka letërkëmbime me autoritetin e DIA-s italiane. Ka diçka të ngjashme, është marrë model që andej kush e ka orkestruar dhe çfarë është bërë. Na mungojnë shumë persona që nuk bëhet dot lidhja, kush ka bërë çfarë. Po flasim për drejtësi penale por është edhe sociale, jo popullore. Këta që duan të përfitojnë duke qenë pranë politikanëve bërë shumë gjëra, pra mbyll sytë sundimi i ligjit. Nga 10 oligarkë që kemi sot, 4 janë me probleme. Një oligark thotë nuk marr dot frymë nëse futem në burg dhe ka ikur. Një tjetër ka ikur me urgjencë se i kanë thënë mund të të arrestojnë, njërin e kanë thirrur 4 herë në SPAK, oligark shumë i madh. Një oligark tjetër pritet të arrestohet, nëse do të jetë në Shqipëri.”, tha Karamuço.

politike mafia karamuco oligark