Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka komentuar për gazetën italiane “Il Messaggero Veneto” finalen e Kupës së Botës 2026, ku Spanja triumfoi ndaj Argjentinës, duke vlerësuar paraqitjen e ekipit të Luis de la Fuente.
Sipas teknikut italian, suksesi i Spanjës erdhi falë forcës së grupit dhe organizimit të shkëlqyer në fushë.
“Pashë një Spanjë të jashtëzakonshme, që e dominoi ndeshjen nga minuta e parë deri në fund. De la Fuente arriti të shndërrojë një skuadër me kaq shumë kampionë në një ekip të vërtetë. Është kënaqësi t’i shohësh të luajnë në harmoni, me të gjithë që punojnë për njëri-tjetrin. Krejt ndryshe nga Argjentina, ku gjithçka sillej rreth Mesit dhe shokët e skuadrës punonin për të”, u shpreh Reja.
Duke analizuar edhe qasjen e Argjentinës në finale, Reja kritikoi sjelljen e lojtarëve të Lionel Skalonit, duke veçuar episodin me Enzo Fernandez.
“Ata u përpoqën të frikësonin kundërshtarët, ashtu siç bënë edhe ndaj Anglisë, por ndaj Spanjës kjo nuk funksionoi. Enzo Fernandez kishte marrë tashmë një karton të verdhë, ndaj nuk e kuptoj çfarë synonte me atë faull absurd. Pas atij momenti, gjithçka u bë më e lehtë për Spanjën. Nuk besoj se Skaloni mund të kishte bërë shumë më tepër. Në fund humbën 1-0 pas kohës shtesë. Gjithsesi, mund ta përgëzoj vetëm për rrugëtimin e tij, që i solli Argjentinës një Kupë Bote dhe dy trofe të Kupës së Amerikës”, përfundoi ish-trajneri i Shqipërisë.
Real reason was the Pancart about Malvine, so USA and England were counter Argentina wining world Cup, so... take out one player with red card. So Spain ..... won afte 120 min....