TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Nëntor 2025, 11:18

Pr.ligji i PS për barazinë gjinore, pastori Akil Pano: Ligj kriminal! Nëse miratohet burg kush thotë se janë dy gjini

Shkruar nga Pamfleti
Pr.ligji i PS për barazinë gjinore, pastori Akil Pano: Ligj kriminal!
Pastori Akil Pano

Një ligj kriminal dhe kancer për Shqipërinë e konsideron pastori Akil Pano projektligjin për barazinë gjinore që pritet të votohet sot në Parlament. Në një deklaratë për mediat pastori i njohur dhe organizatori i protestës para Kuvendit, tha se ky ligj është kundërshtuar nga 98% e shqiptarëve.

“Është rast unikal që mazhoranca politike e një vendi tradicional si Shqipëria hedh një pr.ligj për ta votuar në kundërshtim me vullnetin e votuesve të saj. Është kundërshtuar nga 98 % e shqiptarëve. Shqipëria po përballet me këtë ligj kriminal një kancer që synon të ndryshojë jo vetëm perceptimin për gjininë, por edhe gjuhën e shkrimit, ligjit, diplomave, dokumenteve, tualetet neutrale në shkolla. Është ndërhyrje kirurgjikale e thellë”, tha ai për A2 CNN.

Pano thekson se ky është një ligj i censurës, pasi ka nen për sanksione nga gjoba të rënd aderi në burgosje. Sipas tij ky pr.ligj i quajtur për barazinë gjinore nuk ka lidhje me barazinë, por me ripërkufizimin e gjinisë.

“Ky është ligj i censurës që na kthen tek agjitacioni e propaganda. Gjuha me ndjeshmëri gjinore nënkupton se çdo qytetar dhe përfaqësues e njeri fetar nuk mund të jenë të ndershëm, me lirinë e besimit, e fjalës në të kundërt do të përballen me sanksione nga gjoba deri te burgimi se kanë futur nenet e gjuhës me ndjeshmëri gjinore. Nëse unë them pas miratimit të këtij ligji se ekzistojnë vetëm dy gjini, kjo gjuhë quhet diskriminuese për komunitetin LGBT. Ka një nen për sanksionet që fillojnë me gjoba të rënda 1.mln lekë të vjetra deri të burgosje. Kemi të bëjmë me një shoqëri kontrolli e  censure, ku njerëzve u rrezikohet liria e besimit, ndërgjegjes dhe fjalës”, paralajmëron pastori.

Akoma më shqetësues sipas tij është edhe neni për ideologjizimin e fëmijëve.

“Kemi nenin për ideologjizimin e fëmijëve i gjithë zinxhir parauniversitar nga kopshte e shkolla do dëgjojnë ideologji nga grupet LGBT dhe ndryshim e transformim i kurrikulave në përputhje me këtë ligj. Djemtë në shkolla do dëgjojnë që mbase janë vajza të burgosura në trupat e vajzave apo vajza në trupat e djemve. Në këtë ligj emetohet si gjini e shumëfishtë e ndërthurur dhe gjithëpërfshirësi pra që nuk është me natyrë biologjike, por konstrukt social dhe kjo do t’u mësohet fëmijëve. Kemi të bëjmë me barazinë gjinore në sport dhe lejimin e transgjinorëve në sport”, tha Pano.

Ai e quan spekulim se miratimi i këtij ligji është kusht për anëtarësimin në BE dhe thotë se vetëm dy vende të unionit e kanë atë.

“Është spekuluar shumë me idenë se është kusht për t’u bërë vend anëtar i BE. Janë vetëm dy vende në BE që e kanë këtë ligj; Gjermania  dhe Malta, 25 vende të tjera e njohin gjininë në binaritetin mashkull femër”. 

ligji për barazinë gjinore

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Kur mblidheshin nënat tona në fshat dhe qanin hallet, kur ngriheshin, njera prej tyre që e kish kohën më të kufizuar ju thoshte grave të tjera: "sa llafe, aq të mira moj gra". Prindi 1 e prindi 2 ,as burr e as grua, nuk është në traditën e popullit tonë se s'ka si të jetë. Rregullin e ka përcaktuar Zoti. Kush pranon që më pak se 1% e popullsisë do i imponohet 99% të popullsisë, do ç'bëjnë rregullin, vetëm se kanë miqtë e tyre deputet, gabojnë rëndë. Ky projekt ligj po u miratua do ketë reagim publik me pasoja për kohezionin shoqëror. Njerin prej tyre po e zbuloj ngaqë mu prezantua nga disa të rinj të cilët po pinin kafe buzë trotuarit. "O xhaje! " Ku do shkosh do kundërshtosh ata pederastët dhe lesbiket e parlamentit? 'Jo projekt ligjin' ju thash. "Mirë ngrije zërin edhe për Ne". 'Unë jam i deleguar i familjes , ju po deshët hajdeni vetë'. Xhaxha! "Po e kaluan projekt ligjin, të vënë nga një polic për çdo kazan plehrash dhe nga një patronazhist pas çdo peme". "Do shkruajmë emrin dhe mbiemrin e çdo deputeti që voton projekt ligjin, në çdo kazan plehrash me bojë të zezë, kudo në Shqipëri, po qe burr do ti shtojmë etiketën pederast dhe po qe grua etiketën lesbike". Ata fshi ne rishkruaj. Do lëmë kafenë, e do blejmë bojë".

    Lini një Përgjigje