TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2024, 10:29

Protesta e opozitës, policia 'blindon' Kryeministrinë

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e opozitës, policia 'blindon' Kryeministrinë
Kryeministria

Teksa na ndajnë edhe disa orë nga protesta e opozitës, dyert e Kryeministrisë janë rrethuar nga policia me mbrojtje metalike.

Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, i kërkon 4 orë leje për tubim. Nga ora 18:00 deri në orën 22:00.

Në shkresë kërkohet vetëm leje për zhvillimin e protestës para kryeministrisë, por jo itenerari që do të ndjekin, apo rrugët që do bllokojnë.

Kjo protestë që sipas demokratëve është nisja e një vale protestash erdhi pas dënimit me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji, i akuzuar për kallëzim të rremë.

Policia kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Kufizimet në akset e tjera:

Kafe “Europa” - Segmenti "Ushtari i panjohur" deri te 9-katëshet;

Shkolla "1 Maji" - kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

Sheshi “Skënderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;

Kryqëzimi i Librit Universitar;

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla "Sabaudin Gabrani";

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;

Rrethrrotullimi "Zogu i Zi";

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;

Kryqëzimi i urës së Taiëanit;

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;

Rruga "Dritan Hoxha", përpara vendit të quajtur “Kupola”;

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

Lini një Përgjigje