Ndryshe nga herët e kaluara, Gjykata e Tiranë ka lënë në qeli disa prej të arrestuarve në protestën e PD.
Sot u zhvillua seanca për 11 protestuesit e arrestuar pas tubimit të 17 prillit dhe në përfundim të saj, 5 prej të arrestuarve janë lënë në qeli, ndërsa për 6 të tjerët u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë, mbrojtja kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Enkel Peza me argumentin se ai dhe familjaret e tij kanë mbajtur funksione në strukturat lokale të PS në Kavajë. Por, kjo kërkesë u rrëzua nga Dritan Hallunaj.
Protestuesit akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”, “Kundërshtim i punonjësit të rendit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e mjeteve të rrezikshme”.
Ndryshe nga protestat e tjera, të premten policia veproi me shpejtësi dhe kapi në befasi hedhësit e molotovit, duke i neutralizuar në vend. Kapja në flagrancë ka bindur gjykatën t’i lërë në qeli.
Masat e sigurisë
1-Klement Çuçka arrest me burg
2-Bujar Tusha, arrest me burg
3- Henri Shapllo arrest me burg
4-Mirvel Tocilla arrest me burg
5- Semi Bici “Arrest me burg”
6-Bardhyl Ndou “Detyrim për paraqitje ne policinë gjyqësore”,
7- Sokol Bajraktari “Detyrim për paraqitje ne policinë gjyqësore”,
8-Igball Domi, “Detyrim për paraqitje ne policinë gjyqësore”,
9-Gentjan Tuga “Detyrim për paraqitje ne policinë gjyqësore
10- Ernest Kapo “Detyrim për paraqitje ne policinë gjyqësore”
11- Edison Shyti “Detyrim për paraqitje ne policinë gjyqësore”
Lini një Përgjigje