TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 11:49

Protesta para Parlamentit, 8 të shoqëruar dhe tre efektivë të plagosur 

Shkruar nga Pamfleti
Protesta para Parlamentit, 8 të shoqëruar dhe tre efektivë
Protesta para parlamentit

Sipas burimeve nga policia, deri më tani janë shoqëruar tetë persona.

Protesta e zhvilluar paraditen e kësaj të enjte para Parlamentit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, duke sjellë të lënduar nga të dyja palët.

Sipas burimeve nga policia, deri më tani janë shoqëruar tetë persona.

Përplasjet nisën pasi një grup protestuesish tentoi të çante kordonin e sigurisë dhe të hiqte barrierat metalike të vendosura rreth godinës së Kuvendit. Gjatë tensioneve u hodhën vezë, gurë dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit.

Në përpjekje për të shpërndarë turmën policia përdori gaz lotsjellës. Si pasojë, disa protestues dhe qytetarë shfaqën komplikacione shëndetësore, duke marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje.

Ndërkohë mësohet se të lënduar kanë mbetrur edhe tre efektivë policie. 

Protestuesit janë mbledhur para Komisariatit Nr. 4 në Tiranë, ku po kërkojnë lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës së zhvilluar më herët para godinës së Kuvendit.

"Lironi çunat, lironi vëllezërit tanë", brohorasin protestuesit.

Ndërkohë, një pjesë e qytetarëve ndodhen ende para Parlamentit duke protestuar.

 

 

protesta para parlamentit

1 Komente

  1. t
    tarrasi

    pse duket si proteste e vjeter kjo me perplasje me policine?!

    Lini një Përgjigje