TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Janar 2026, 10:36

Protestat e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë–Janinë

Shkruar nga Pamfleti
Protestat e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi rrugor
Protestat e fermerëve grekë

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë sërish i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët gjatë mbrëmjes.

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se protesta do të nisë në orë 18:00 deri në orë 21:00 (me orën greke).

Raportohet se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Fermerët grekë janë të vendosur të vazhdojnë dhe të intensifikojnë protestat e tyre nëse kërkesat nuk u plotësohen nga qeveria.

protestat e fermerëve grekë aksi kakavijë-janinë

Lini një Përgjigje