TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2025, 11:26

Protestë në Pogradec, banorët kundërshtojnë mbylljen e rrugës së vjetër që lidh fshatin me qytetin

Shkruar nga Pamfleti

Protestë në Pogradec, banorët kundërshtojnë mbylljen e

Banorët e fshatit Kalivaç të njësisë Administrative Trebinjë, janë ngritur në protestë pasi kundërshtojnë mbylljen e rrugës së vjetër që lidh fshatin me qytetin e Pogradecit.

Pas ndërtimit të rrugës së re Qukës -Qafplloçë është vendosur mbyllja e rrugës së vjetër pasi konsiderohet burim aksidentesh por sipas banorëve kjo rrugë lidh 3 fshatra me rrugën e re si dhe përdoret prej tyre edhe për të aksesuar tokat bujqësore.

Banorët kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve për disa minuta në shenjë proteste duke shkaktuar tension për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë aks.

Lini një Përgjigje