TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Prill 2025, 21:42

Publikohet anketimi  dytë i sondazhistit të Trump, ç’mendojnë shqiptarët për drejtimin e vendit?

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet anketimi  dytë i sondazhistit të Trump,

Është publikuar sot sondazhi i dytë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.

Sondazhi i Top Channel në bashkëpunim me John McLaughlin është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit. Përveç sondazhit në të gjithë Shqipërinë, kampionim është bërë edhe në dy qytete të rëndësishme në vend, në Shkodër dhe në Durrës. Kampioni është 1200 persona.

Në fakt vlerat janë pak a shumë konstante, sondazhi që diskutuam më herët, ishte mbajtur në shkurt, por në fakt edhe rezultatet mbeten pak a shumë i njëjtë. Mund të ketë ndonjë zhvendosje mes kandidatëve të partive të vogla, por gara fokusohet mes Ramës dhe Berishës, pozicioni mbetet pak a shumë i njëjtë, mund të vihet re ndonjë lëvizje te kandidatët e partive të vogla", tha John McLaughlin.

Një ndër pyetjet drejtuar anketuesve është ajo se në cilin drejtim është suke shkua vendi. Përgjigjet kanë qenë:  

Drejtim i mirë: 51.5%

Drejtim fort i duhur: 12.6%

Disi drejtim i duhur: 38.9%

Drejtim i gabuar: 47.1%

Disi drejtim i gabuar: 19.5%

Drejtim fort i gabuar: 27.6%

Asnjëra/ të dyja: 1.4%

Nuk e di/ refuzoj: 0.1%

Publikohet anketimi  dytë i sondazhistit të Trump,

 

Lini një Përgjigje