TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 21:56

“Rama më i mërzituri nga arrestimi i Metës”, Romeo Kara: SPAK e vrau frikën, tani do të ketë reprezalje!

Shkruar nga Pamfleti

“Rama më i mërzituri nga arrestimi i Metës”, Romeo

Sipas tij, Meta nuk është nga ata burra që e mbajnë burgun...

Arrestimi i Ilir Metës! Kryelajmi i javës vjen sonte në një info-analizë shteruese në podcastin 'Të Pashoq' në Kanalin në YouTube të “Pamfleti”-t. I ftuari i mbrëmjes së sotme është juristi Romeo Kara, i cili paditi Ilir Metën për aferën CEZ-DIA. 

Ai ka thënë se me këtë goditje, SPAK tregoi se ka arritur në nivelet më të larta dhe kjo i ka trembur të gjithë. Sipas tij, tani do të ketë reprezalje.

Kurrë nuk jam nisur për probleme personale, që do merrem me këtë person. Thashë se tani u hap rruga të merrem me të tjerët. Misioni im nuk ka qenë Meta. U thye një mentalitet, u hap sipari që SPAK u ngrit atje ku duhet të jetë. Po merret me të gjitha kapacitetet, me korrupsionin e nivelit të lartë. E kam thënë se korrupsioni garantohet nga lart. Nëse nuk merremi me burimin, është e kotë të merremi me pasojat. Kam thënë boll u ngopëm me lugë të zbrazët. Të gjitha problemet rregullohen kur ka drejtësi. Kur ka një sistem të ndërtuar me garanci”, tha ai.

Juristi u ndal edhe te deklaratat që bëri Tedi Blushi. Ky i fundit kërcënoi kryeministrin Rama se do të mbajë përgjegjësi. Por sipas juristit, Rama është ai i cili u hidhërua më shumë nga ky arrestim. Madje sipas tij, Meta nuk është nga ata burra që e mbajnë burgun.  

Atë duhet ta rrethojnë me dyshek se nuk e mban dot burgun ai. Do t’i bjerë murit dhe nuk i bie kokës së vet. Nuk është ai si Lefter Koka. Do plasë nga marazi. Ku është mësuar ai. Ai nuk ishte tokësor, ai ishte alien, UFO. Por Edi Rama është më i mërzituri që e arrestuan Metën”, tha ai.

I pyetur se pse Rama është hidhëruar, ai tha: “Po me kë do e bëjë politikën? Berisha në kat të tetë. Këtë do e çojnë prapa diellit. Çfarë do thotë. Unë jam e ardhmja? Se këta janë servirur si pengmarrës. Po tani? Këta dhe grupet e tyre duhen trajtuar bashkë. Pse shkojnë njerëzit pas Metës? Se janë të inkriminuar. Nuk e do njeri Metën. I ikën. A i ku Sabit Brokaj, një super burrë. Ai ikën të tjerët. Nuk mbeti njeri në atë parti, asnjë grimcë qytetari apo idealizmi. LSI ka qenë SHPK-ja e Metës, ky dënohet dhe kjo SHPK-ja e tij, që e bëri Shqipërinë kasaphanë nuk dënohet, të thellohet. Ti shkohet deri në fund. Po ashtu grupit të Berishës, po kështu të tjerëve”.

Më tej ai ka paralajmëruar se do të ketë goditje nga SPAK. Ai tha se tani prokurorët e vranë frikën. “Unë pres të përshpejtohet. Kam një ndjenjë, mbase jo me këtë kuadër kaq të ngrohtë, por që do shkojmë drejt kësaj. Kanë qenë të frenuar. Kjo është rritje që frymëzon SPAK. Na dha një dritë në fund të tunelit. Ata tani do të kërkojnë të sfidojnë veten. Nuk do të kenë më frikë brenda vetes. Tani do të jenë prokurorë të vërtetë. U vra frika”, tha ai.



 

Lini një Përgjigje