
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar pjesën e dytë të dokumentarit të Rai 3, për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët, ku Shqipëria portretizohet si një narko-shtet.
Arben Ahmetaj hodhi akuza të rënda, duke deklaruar se Edi Rama ka takuar në zyrë bosë të mafias. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Lala tha se Ahmetaj mund t'i bëjë këto akuza edhe për interesat e veta, duke qenë se është në arrati, por prokuroria duhet të hetojë, madje të marrin dëshminë e ish zv.kryeministrit në Zvicër.
"E di si është puna, zoti Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar, i rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash, mund të ketë shumë arsye të hedhë akuza, se mbase do të shpëtojë veten. Dua të diskutoj akuzat e zotit Ahmetaj. Janë akuza të rënda. A mundet sot një prokurori ti hetojë pretendimet e zotit Ahmetaj? Nëse krahu i djathtë i Edi Ramës deri dje, automatikisht kam të drëjtën të dyshoj që Arben Ahmetaj ka informacion, që krerë të grupeve kriminale mund të kenë shkuar në zyrën e Ramës", tha Lala.
Lini një Përgjigje