
Nga protesta e ditës së 19-të, qytetari renditi problemet që sipas tij po boshatisin vendin dhe akuzoi qeverinë se po paraqet një realitet të rremë.
Protesta kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë mbrëmje para Kryeministrisë, ku nuk kanë munguar fjalimet e qytetarëve që kanë marrë fjalën nga podiumi i vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një prej protestuesve ka renditur një sërë problemesh sociale dhe ekonomike që, sipas tij, po rëndojnë mbi shqiptarët, ndërsa i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet.
“Duhet të heqim të gjithë gardhet. Të flasim për të rinjtë, që nuk blejnë dot shtëpi, që nuk bëjnë dot fëmijë. Për nënat dhe baballarët që nuk blejnë dot ilaçet, që presin nga fëmijët dhe nipërit”, deklaroi ai para protestuesve.
Duke vijuar fjalën e tij, qytetari u ndal te fenomeni i braktisjes së zonave rurale dhe emigracioni, duke ngritur shqetësimin për boshatisjen e vendit.
“Të flasim për Shqipërinë, ku çdo gjë po mbyllet, s’ka më fshatra. Po zëvendësohemi nga Azia apo vende të tjera të botës. Qeveria na thotë se këtu është fushë me lule. Që turizmi është mirë, po ku janë këto lekë?”, u shpreh protestuesi.
Në fund të fjalës së tij, ai ngriti pikëpyetje edhe për mungesën e reagimit të institucioneve të tjera ndaj situatës që, sipas tij, po kalon vendi.
“Po presidenti pse hesht?”, deklaroi ai mes duartrokitjeve të pjesëmarrësve në protestë.
Fjalimi u prit me ovacione nga turma e mbledhur para Kryeministrisë, ndërsa protesta e ditës së 19-të vijon me thirrje për largimin e Edi Ramës dhe ndryshim të situatës politike në vend.
Rama nuk largohet me protesta kaq paqesore. Nuk ka ndjesi reflektimi nje hajdut ordiner. As mos e mendoni. Duhet ti shkojme te zyra. Duhet ta bejme te perballet. Rama ka mbaruar. Rri ne kembe vetem me propogande me mashtrime me media dhe analiste.