TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2023, 11:23

Raporti i EUROPOL: 110 drejtues policie, sundojnë prej 20 vitesh duke ndërruar postet e zonat

Shkruar nga Pamfleti
Raporti i EUROPOL: 110 drejtues policie, sundojnë prej 20 vitesh duke
Kupola /

Në tetor 2020, FBI e EUROPOL reaguan ashpër kundër vendimit të ish- ministrit Bledar Çuçi e drejtorit Muhamet Rrumbullaku për bllokimin e gradave të 200 drejtuesve të rinj, ndërsa në fillim të nëntorit 2023, reaguan kundër bllokimit të vettingut për 380 drejtuesit e policisë, mbasi të dy vendimet nuk lejojnë largimin e drejtuesve të inkriminuar...

Një raport i EUROPOL para 3 ditësh, i hartuar në kuadër të procesit për reformimin e kupolës së policisë shqiptare në nivelin e mesëm e të lartë drejtues, ka bërë evident një fakt të rëndë, lidhur me rinovimin e strukturës që drejton sektorët bazë të policisë.

Në raport, thuhet se gjatë 20 viteve të fundit, policia shqiptare drejtohet nga të njëjtët persona; të cilët kanë marrë grada të larta nëpërmjet njeri-tjetrit dhe kanë krijuar lidhje të forta, e “de facto” janë bërë një grup sundimtarësh në drejtimin e strukturave policore nga qendra në bazë.

Sipas evidentimit që ka bërë Zyra e EUROPOL e vendosur në Drejtorinë e Policisë dhe në Ministrinë Brendshme, rezulton se qysh prej vitit 2003, në polici janë 110 persona, që drejtorët, ministrat dhe kryeministrat, i qarkullojë  nëpër poste duke u ndërruar vendet e detyrat.

Pra, në postet drejtor i përgjithshëm, drejtorë departamentesh në qendër, drejtorë policie qarqesh, shefa komisariati, drejtues strukturash speciale e kufiri, janë të njëjtët persona, të cilët i marrin postet njeri-tjetrit, madje 34 sundojnë qysh prej vitit 1992.

Edhe pse ata lirohen nga një detyrë për korrupsion, paaftësi, dështim e lejim situatash të rënda krimi në sektorët dhe zonat ku drejtojnë, çuditërisht nuk u bëhet analizë pune dhe nuk ulën në gradë, nuk shkarkohen e nuk përjashtohen, por dërgohen në detyra të tjera të larta.

Në raportin e EUROPOL, evidentohen dy fakte skandaloze: nga grupi i 110 sundimtarëve të policisë, 40 prej tyre kanë marrë nga 2-3 herë të njëjtat detyra, në të njëjtët poste drejtuese e të njëjtat sektorë në drejtorinë e përgjithshme, në drejtoritë e qarqeve, komisariate e strukturat speciale, ndërsa 29 prej tyre janë emëruar nga 3-4 herë drejtorë policie e shefa në të njëjtat zona.

Ky rrjet drejtuesish sundimtarë të përjetshëm, është vërtetuar në shumë raste e me fakt, që jo vetëm janë të paaftë e të dështuar, por sipas raporteve të partnerëve dhe të dhënave të operacionit “Metamorfoza”, janë të përfshirë në aktivitetet e grupeve  kriminale.

Në tetor 2020, FBI e EUROPOL reaguan ashpër kundër vendimit të ish-ministrit Bledar Çuçi e drejtorit Rrumbullaku, për bllokimin e gradave të 250 drejtuesve të rinj, qëllimisht për të mos krijuar elitën e re drejtuese në polici, për të mbajtur sundimtarët e vjetër e të kriminalizuar.

Ndërsa në fillim të muajit nëntor 2023, EUROPOL e FBI, reaguan kundër vendimit për bllokimin e vettingut të 380 drejtuesve të policisë, duke bllokuar procesin e pastrimit të pjesës së paaftë, të korruptuar e inkriminuar.

Edhe Ligji për Policinë e Shtetit dhe Rregullorja e Brendshme, nuk përcakton qarkullim me ndërrim postesh e vendesh, por rinovim të drejtuesve, sidomos largim e zëvendësim, të atyre që nuk kanë rezultate dhe cenojnë misionin e shërbimit policor.

Këtë operacion pastrimi në kupolën e policisë, partnerët europianë e amerikanë, ia kanë kërkuar ministrit Taulant Balla si proces urgjent, por edhe drejtorit Muhamet Rrumbullaku ia lanë detyrë gjatë takimeve që bëri në SHBA në mesin e muajit tetor 2023./Pamfleti

europol 110 drejtues policie raporti

Lini një Përgjigje