Aktualitet19 Shtator 2023, 22:43

Rikthimi i basteve, eksperti: Duhet të vendosen kritere, kalimi online nuk është zgjidhje

Shkruar nga Pamfleti

Rikthimi i basteve, eksperti: Duhet të vendosen kritere, kalimi online nuk

Henri Telharaj, Drejtor i Këshillit Shqiptar për Problemet e Lojërave të Fatit, duke komentuar rikthimin e basteve sportive, theksoi se të luash online nuk është sukses.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se para se të liçensohen bastet online duhet të vendosen ca kritere, pasi individët që janë të varur tek lojërat e fatit, kanë tendencë që të kenë probleme financiare.

Mes tjerash ai tha se duhet të bëhet një ndërmjetësim dhe me institucionet financiare në lidhje me bastet online duke qenë se ka konflikt interesi.

Të luash online nuk është e sukses. Sa më lehtë të luash aq më lehtë do humbasësh. Ka nevojë për një miksim. Zhvillimi i aktivitetit online nuk është zhvillimi i aktivitetit më i mundshëm. Vetë këta individë  që do të zhvillojnë aktivitetin online kanë dhe një problem tjetër, vetë agjentët financiar kanë një konflikt të theksuar interesi, prandaj një pjesë shumë e rëndësishme e debatit duhet të jenë dhe bankat.

Individët  me varësi tek lojërat e fatit kanë një tendencë të shkojnë me problematika financiare, prandaj duhet të bëhet një ndërmjetësim dhe me institucionet financiare sepse fundja është një konflikt interesi.  Në këtë mënyrë e shkatërron jo vetëm individin, dhe familjen por dhe komunitetin ku jeton.  Prandaj duhet të ngrihet një rrjet hermetik mbrojtje për shkak se lojërat e fatit online kanë një tendencë varësie më shumë se ato ofline. Bastet online të formalizohen me disa kritere”, tha ai.

bastet online