TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shkurt 2026, 11:32

Sa forca ushtarake do të dërgojë Shqipëria në "Bordin e Paqes"? Flet shefi i Forcave të Armatosura 

Shkruar nga Pamfleti
Sa forca ushtarake do të dërgojë Shqipëria në
Konferencë për mediat Ministria e Mbrojtjes

Shqipëria është zyrtarisht pjesë e Bordit të Paqes dhe ka shprehur gatishmërinë për t’u përfshirë në forcën ndërkombëtare të stabilitetit në Gaza.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Arben Kingji në një konference për mediat, u shpreh se nuk është përcaktuar ende numri i forcave që do të dërgohen në Gaza. 

“Shqipëria ka shprehur dakordësinë për pjesëmarrje në forcën ndërkombëtare të stabilitetit. Kemi deklaruar pjesëmarrjen në fazën e parë në shtabin që do të krijohet për këtë qëllim dhe po punojmë me aleatët për detajet e tjera. Nuk kemi përcaktuar ende numrin e pjesëmarrësve. Nuk ka asgjë konkrete në lidhje me këtë, por kemi shprehur dakordësinë. Jemi në diskutim me aleatët”, deklaroi Kingji.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, sqaroi se hartat që kanë qarkulluar në media për ndarjen e zonave të operacionit nuk përbëjnë dokument zyrtar. Sipas tij, Shqipëria pret përcaktimin e vendeve aleate që do të kenë rol drejtues në operacion, përpara se të finalizojë angazhimin e saj.

Në të njëjtën konferencë, Kingji njoftoi edhe për shtimin e kontributit shqiptar në misionin KFOR në Kosovë. Ai tha se ka marrë miratimin e ministrit të Mbrojtjes për rritjen e komponentit ajror, duke konfirmuar se Forcat e Armatosura do të përfaqësohen me një helikopter “Cougar”. 

ministria e mbrojtjes pirro vengu shefi i forcave te armatosura

Lini një Përgjigje