TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Gusht 2025, 08:09

Shembjet me tritol kënaqin Ramën, publikon pamjet nga Vlora: Kapitulli i fundit i betejës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shembjet me tritol kënaqin Ramën, publikon pamjet nga Vlora: Kapitulli

Mëngjesin e së hënës, IKMT realizoi shembjen e një godine 3-katëshe të ngritur përgjatë aksit rrugor Vlorë-Orikum. Shembja e godinës u bë me shpërthim, ndërsa sipas IKMT-së janë përdorur 32 kg lëndë plasëse.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjet pamjet kur godina shembet.

“Dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve”, është mesazhi që shoqëron videon e publikuar.

Duket se fati i objektit 3-katësh u vendos gjatë një takimi që Kryeministri pati me Kryebashkiakët, duke evidentuar si një shkelje të rëndë të ligjit ngritjen e një godine pranë vijës bregdetare. Ende nuk dihet se si kjo godinë lulëzoi dhe askush nuk veproi para se ajo të arrinte 3 katet e para.

Lini një Përgjigje