
Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ku moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, termometri gjatë ditës së sotme do të regjistrojë temperature deri në 42 gradë në qarqet Shkodër e Lezhë, ndërsa në Tiranë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, temperaturat maksimale do të jenë 41 gradë.


Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s
Valëzimi forcës në det parashikohet 1-2 ballë.
Lini një Përgjigje